7.8 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Lajmi i fundit | Avdullah Hoti: Po na presin në Shtëpinë e Bardhë javën e ardhshme, nëse e heqim taksën

Rekomandime

Zëvendëskryeministri i parë i Kosovës, Avdullah Hoti, në emisionin Pressing të T7 ka thënë se nëse nesër hiqet taksa pa kushte dhe pa reciprocitet, krerët e shtetit të martën do të shkojnë në Shtëpinë e Bardhë për dialog.

- Advertisement -

“Nëse taksa hiqet nesër, krerët e shtetit të martën do të shkojnë në Shtëpinë e Bardhë për ta rifilluar dialogun”, është shprehur Hoti.

Hoti ka thënë se “Java tjetër është momentum i rëndësishëm në zhvillimin e dialogut”.

Hoti ka minimizuar propozimin e sotshëm të kryeministrit të vendit, Albin Kurti, për heqjen e pjesshme dhe të kushtëzuar të tarifës.

- Advertisement -

Sipas tij, ajo çfarë ka bërë Kurti nuk mjafton për të përmbushur kërkesën e ndërkombëtarëve.

“Ekziston një limit i ngushtë kohor që ne si qeveri e re të dalim në krye të proceseve. Nëse nuk dalim në krye të proceseve, nuk na falet”, është shprehur ai.

- Advertisement -

“Besoj që nuk ka kohë për zgjidhje. Nuk ka rrugë të ndërmjetme për partneritetin me SHBA’në”, ka deklaruar Hoti.

“Nuk mund të jemi kreativ as në listimin e pikave të ndryshme, as në parafrazimin e çështjeve me elokuencë. Ka marrë fund ajo”, ka thënë zëvendësi i Kurtit.

“Duhet ta ndjekim një rrugë bashkë me ta, për ta forcuar sovranitetin tonë”, ka shtuar ai.

“Ndryshe, mbesim qeveri e izoluar, që nuk ka mbështetjen e partnerëve ndërkombëtarë”, ka vlerësuar Hoti.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit