Kreu i PDK-së, Kadri Veseli ka folur para gazetarëve para nisjes për në Hagë ku do të merret në pyetje nga hetuesit e Gjykatës Speciale.
Veseli nuk ka bërë të ditur se në çfarë cilësie është ftuar nga Haga, derisa, ka thënë se Gjykata Speciale është sfidë përballë krimeve makabre serbe.
“Tani jam duke udhëtuar për në Hagë me ftesë të dhomave të Specializuara, jam i ftuar për intervistim, gjykata Speciale është sfidë përballë krimeve makabre serbe, por të njejtën kohë është sfidë përballë krimeve makabre serbe po edhe një moment ndërkombëtar për të rikonfirmuar pastërtinë e luftës së popullit tonë të UCK-së, çdo luftëtar i lirisë është krenar që ka pas fatin t’i shërbejë atdheut të vetë, edhe unë, jam shumë krenarë e falënderoj zotin për këtë dhe dua ta them se me asnjë gjë nuk e ndrroj asnjë pjesë të jetës time krenare, historia e UCK është histori për liri dhe pavarësi”, ka thënë ai.
Intervista e Kadri Veselit fillimisht ishte caktuar në fillim të këtij muaji, por që më pas ishte shtyrë për 10 dhjetor.