8.3 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

FSK: Do t’i vendosim marrëdhëniet ushtarake me Izraelin sa më shpejt që është e mundur

Rekomandime

Pas vendosjes së ambasadës së Kosovës në Jerusalem të Izraelit, nga Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) kanë thënë se së shpejti do t’i vendosin marrëdhëniet ushtarake me shtetin respektiv.

- Advertisement -

Nëpërmjet një postimi në ‘Twitter’ në profilin zyrtar të FSK’së, përurohet miqësia mes dy palëve.

“Do t’i vendosim marrëdhëniet ushtarake me Izraelin sa më shpejt që të jetë e mundur. Hap i madh zhvillimtar ndërmjet Kosovës dhe Izraelit”, thuhet në postimin e FSK’së, së cilit ia kanë bashkëngjitur fotografinë e ambasadës së Kosovës të sapovendosur në Izrael.

Kosova iu është bashkëngjitur SHBA’së dhe Guatemalës, duke u bërë tri shtetet e vetme që kanë vendosur objekte diplomatike në Jerusalem, qytetin që është zonë e kamotshme konfIikte mes Izraelit edhe Palestinës.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit