0.8 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

16 vjeçari nga Gjilani e gjen pronarin e kuletës me mbi 1 mijë euro, ia kthen me të gjitha paratë

Rekomandime

Një kuletë me mbi 1000 euro është gjetur në Gjilan dhe dje po kërkohej për pronarin e saj.

- Advertisement -

16-vjeçari, Shaban Shabani nga Gjilani, ka gjetur një kuletë me 1500 euro në të, ndërsa përmes rrjeteve sociale kërkoi ndihmë për pronarin e saj.

“Pershendetje sot ne mbremje kam gjetur nje kulet me nje shifer para edhe do kartela ne parkingun e etc gjilan avdil klaiqi shperndane sa ma shum edhe sa ma shpejt ti derzohet personit ne fjal per kontakt shenoni ne mesengjer flmë Mbrenda kanë qenë 1500€.”. ka shkruar 16-vjeçari i cili ka publikuar edhe kartën e identitetit të pronarit.

E pasi lajmi doli në media Shabani ka arritur që të kontaktojë me pronarin e kuletës, dhe në po të njëjtën natë të takohet për t’ia kthyer.

- Advertisement -

Avdil Klaiqi pronari i kuletës ka postuar një fotografi ku tregon respektin e pafund për 16 vjeçarin për gjestin human të tij.

“Nganjehere ne momente jo te mira po ta jepke Zoti me njoftu njerz shum t’mir, ashtu ishte edhe ky i sodit per mu.
Shabani nuk ka fitu dashni dhe respekt veq nga ana ime po edhe nga gjithe secili qe e ka pa veprimit e tij.
Hoxha i nderum Rashit Zulfiu shprehi deshiren me u taku me Shabanin ku kaluam momente shum tmira ku me urtesin e tij me beri me harru stresin dhe momentet jo t’mira te sodit.
Hoxha ne sheje mirnjohje dhe respekti ja dhuroji Shabanit Dy librat e shkruar nga vet ai “Ajka e kuptimit te dhjete sureve te fundit te Kur’anit” dhe “Kandili i Ramazanit.
Per kualitetin e fotos e di qe do te qortohem se me pyti hoxha a i ban fotot e mira hahah e un gjithqysh si gjithmon besoj n’paisjet e mija 😀 .
Knaqesi dhe privilegj per mu me ndejt ne mesin e ktyre dy njerzve.
Faleminderit gjithe secilit qe me keni telefonu, mkeni shkru, e keni shpenda postimin, shprehi mirnjohje per gjith secilin”, ka shkruar ai në Facebook.

- Advertisement -

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit