2.8 C
Pristina
Thursday, November 14, 2024

Arrihet marrëveshja për qeverinë Vetëvendosje- LDK

Rekomandime

Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës janë dakorduar që të nënshkruajnë marrëveshjen për të bashkëqeverisur.

- Advertisement -

Sipas burimeve të Klan Kosovës, kryetari i Vetëvendosjes dhe njëherit kandidati për kryeministër Albin Kurti dhe ai i LDK-së Isa Mustafaa janë marrë vesh që në parim ta bëjnë qeverinë e ardhshme të Kosovës me formulën e ndarjes së pushtetit gjysmë për gjysmë.

Sipas kësaj formule, në qeverinë e ardhshme me Albin Kurtin kryeministër që do t’i ketë 12 ministri, pesë ministri do t’i takojnë Lëvizjes Vetëvendosje dhe pesë ministri do t’i takojnë LDK-së, ndërkohë që dy ministri do të jenë të rezervuara për minoritetet – Ministria për Komunitete dhe Kthim si dhe Ministria e Kulturës

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit