8.3 C
Pristina
Wednesday, April 24, 2024

Policia e Kosovës ia mësyn Veriut

Rekomandime

Policia e Kosovës me një njoftim në rrjetin social Facebook, ka njoftuar se në rajonin e Mitrovicës veri, është duke realizuar një operacion antidrogë.

Këtë aksion po e kryen Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë.

- Advertisement -

Postimi i plotë:

Policia e Kosovës, konkretisht Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë në vazhdën e luftës për parandalimin dhe luftimin e rasteve të abuzimit me substanca narkotike, pas hetimeve intensive sot më 12.02.2023, në rajonin e Mitrovicës veri, është duke realizuar një operacion policor antidrogë, me mbështetjen edhe të njësive tjera relevante policore.

Policia e Kosovës në fushën e parandalimit, hetimit dhe zbulimit të trafikimit me narkotikë edhe gjatë vitit të kaluar ka ndërmarr disa operacione të suksesshme policore ku janë konfiskuar sasi e konsiderueshme e substancave të dyshuara narkotike, janë zbuluar laboratorë droge, janë arrestuar numër i madh i personave të dyshuar, si dhe janë shpartalluar grupe të ndryshme kriminaIe në mbarë vendin.

- Advertisement -

Lidhur me rezultatet apo detajet e këtij operacioni të antidrogës do të njoftoheni me kohë pas pranimit të raporteve apo informatave nga njësitet në teren.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit