19.7 C
Pristina
Monday, May 13, 2024

Haraqija kapet me Gjinovcin: Ti s’e ke studiuar LDK’në

Rekomandime

Astrit Haraqija i LDK’së i ka reaguar Rron Gjinovcit i cili foli për LDK’në dhe arsyet e humbjes në Podujevë.

- Advertisement -

Haraqija thotë se Gjinovci nuk e njeh këtë parti.

“Desha me përmend këtë që u tha udhëheqja, struktura dhe elektorati Nuk mundet me qenë kjo Rron se ti e shpjegove por s’besoj që e ke studiu LDK’në ose që keni bërë ndonjë analizë si OJQ brenda LDK’së se si funksionon”, thotë Haraqija në Pressing në T7.

“E kemi përcjell me shumë vëmendje, sidomos muajt e fundit”, iu kundërpërgjigj Gjinovci.

- Advertisement -

“Ka dështuar këshilli i Përgjithshëm i LDK’së”, shtoi aktivisti.

“Unë kam ardhur me fol për LDK’në pak ka rëndësi nëse ti pajtohesh ose s’pajtohesh”, thotë Haraqija.

- Advertisement -

“Pas Rugovës, Vjosa Osmani ka fituar më së shumti vota për LDK’në”, theksoi Gjinovci me të cilin nuk u pajtua anëtari i LDK’së.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit