Dita e sotme ishte e mbushur me shkëmbime deklaratash në mes të dy figurave kyçe të LDK-së, Vjosa Osmanit dhe Agim Veliut, pasi ky i fundit e kritikoi pse ajo u paraqit dje në Kuvend në të njëjtën orë me Albin Kurtin e VV-së.
Ndaj kësaj kritike Osmani u kundërpërgjigj duke thënë se nuk ka pse t’i japë llogari Veliut dhe se me Kurtin nuk janë armiq por potencialisht partnerë koalicioni.
Meqë pas kësaj erdhi edhe kundërpërgjigjja e nënkryetarit të LDK-së, Veliu, i cili tha se bashkëpartiakja e tij nuk mund të thotë se gjithçka është rastësi, duke iu referuar deklaratës së Osmanit se ajo me udhëheqësin e VV-së u takuan atje rastësisht.
Në një përgjigje tjetër, Osmani tha se nuk ka më asgjë më shumë të shtojë e as të heqë nga deklaratën e saj e dhënë në lidhje më këtë çështje, duke i dhënë fund ndoshta kështu edhe konfliktit verbal mes tyre.
Kandidatja e LDK-së për postin e kryeministres në zgjedhjet e 6 tetorit, Vjosa Osmani, ishte takuar të premten në Parlament më Albin Kurtin posa ishin regjistruar si deputetë të rinj