10.8 C
Pristina
Friday, May 3, 2024

Përpjekjet për koalicion, mblidhen në Kuvendin e Kosovës LDK e VV

Rekomandime

Ka filluar grumbullimi i krerëve të LDK’së dhe VV’së në Kuvendin e Republikës së Kosovës. Aty kanë arritur kryetari i LDK’së, Isa Mustafa, bashkë me Agim Veliun, Lutfi Hazirin e Avdullah Hotin.

- Advertisement -

Vjosa Osmani nuk është parë bashkë me grupin e krerëve të LDK’së.

Ndërkohë nga Lëvizja Vetëvendosje kanë arritur Besnik Bislimi.

Ky takim mes dy partive vjen si vazhdë e përpjekjeve për arritjen e një koalicioni për bashkëqeverisje, meqenëse asnjëra prej partive s’ka marrë vota mjaftueshëm për të qeverisur vetëm.

- Advertisement -

Dy partitë kanë pasur edhe dje një takim, ndërkohë Glauk Konjufca, kishte thënë se ka pasur përafrime prandaj takimet do të vazhdojnë në mënyrë intensive

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit