7.8 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Vjen reagimi ndaj Isa Mustafës: Pensioner, i ke lënë sherr Kosovës, nëse s’je penduar më mirë hesht!

Rekomandime

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, i cili njëherazi është edhe bartës i listës GUXO, listë kjo që doli nga LDK-ja, i ka reaguar ish-kryeministrit Isa Mustafa, pas deklaratave të bëra kundrejt Vjosa Osmanit, të cilës i tha se “shitet si juriste e fortë”.

- Advertisement -

Peci e ka quajtur Mustafën “pensionist”, duke e akuzuar njëherazi për çështjen e Asociacionit.

“Sot, shkelësi i 23-fishtë i Kushtetutës, Isa Mustafa, ish-kryeministër, paska shkretuar sërish duke shfryer mllefin kundrejt presidentes Osmani, për sherrin që ia ka lënë në shpinë Kosovës” ka thënë mes të tjerash Peci.

- Advertisement -

Ky është postimi i plotë i tij:

Më 25 gusht të vitit 2015, delegacioni i Kosovës i udhëhequr nga kryeministri Isa Mustafa ka nënshkruar katër marrëveshje me Serbinë, në mesin e të cilave ishte edhe Asociacioni komunave me shumicë serbe.

- Advertisement -

Sot, shkelësi i 23-fishtë i Kushtetutës, Isa Mustafa, ish-kryeministër, paska shkretuar sërish duke shfryer mllefin kundrejt presidentes Osmani, për sherrin që ia ka lënë në shpinë Kosovës.

Më mirë se ti Isa Mustafa askush nuk e di se çfarë do të thotë Asociacioni dhe çfarë thonë edhe nenet specifike, thjesht sepse ti je kumbara i Asociacionit.

Si një ekonomist i vetë-shitur, mbase e kupton që me logjikën e ekonomisë së tregut, të ka skadu qëndrimi në politikë dhe atë pas ndëshkimit nga vota qytetare. Si një qytetar në pension, ke kohë të reflektosh prapa dhe ta konfirmosh se Asociacioni dhe çfarëdo zhvillimi në raport me situatën aktuale politike e kemi trashëgim nga ti dhe shokët e tu.

Monitoroje tensionin, sepse Asociacionin na e le ti, e gjetëm këtu.

Ju edhe mund të shpreheni për çfarëdo, por duke qenë se janë pasojat e veprimeve tuaja politike me të cilat përballemi sot, së paku në këtë periudhë rri qetë, nëse nuk ke për të thënë diçka përtej pendimit!

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit