12.7 C
Pristina
Wednesday, May 1, 2024

“Vjedhja brenda sojit” – Kelmendi propozon mbylljen e listave: Demokracia s’është për këta politikanë

Rekomandime

Adriatik Kelmendi, drejtori i përgjithshëm i Klan Kosovës, ka reaguar lidhur me skandalin e vjedhjeve të votave nga Dardan Stublla, bashkëshorti i ish-kyrediplomates, Meliza Haradinaj-Stublla.

- Advertisement -

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Kelmendi ka propozuar që të mbyllen listat, në mënyrë që mos të ketë vjedhje, përcjell Gazeta Insajderi.

“Kështu që soji i tyre duhet vënë në rend që para zgjedhjeve. Në lista të mbyllura. Le t’ia nxjerrin sytë njëri-tjetrit para se të përpilohen listat dhe jo pasi të kenë votuar qytetarët”, ka shkruar Kelmendi.

Tutje, Kelmendi është shprehur se demokracia nuk është për këta politikanë.

- Advertisement -

“Demokracia s’është për këta politikanë. Listat e hapura s’bëjnë për ta. Qytetarët e shkretë dalin në dimrin e 14 shkurtit, presin radhë, votojnë një për një, shkojnë në shtëpi. Në orën 19:00 kur qytetari ua dorëzon sërish partive fillon tmerri. Vjedhja brenda sojit”, ka shkruar Adriatik Kelmendi.

Krejt këto reagime vijnë pas publikimit të një video ekskluzive të siguruar nga Gazeta Online Insajderi, zbulohet se si afaristi Dardan Stublla bashkëshorti i Meliza Haradinajt-Stubllës, ka blerë me para katër komisionerë të cilët ua kanë vjedhur votat kandidatëve tjerë të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, dhe ia kanë regjistruar kësaj të fundit.

- Advertisement -

Meliza Haradinaj-Stublla, tashmë ka rënë nga lista e deputetëve të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.

Kjo pas rinumërimit të votave me kusht, atyre me postë, dhe shtatë kutive të rinumëruara më parë në QNR, vendim ky që u mor pas publikimit të audio-incizimit nga Gazeta Insajderi.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit