8.7 C
Pristina
Friday, November 22, 2024

Presidenti nuk është pengesa e vetme mes VV-së dhe LDK-së

Rekomandime

Marrëveshja përfundimtare mes Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Vetëvendosjes ende nuk është arritur ani pse një gjë e tillë u mendua se ndodhi qysh në javën e kaluar kur takimet zgjaten më orë. Çështja e presidentit duket se ka bërë që këto dy parti të mos arrijnë pajtimin e plotë për të qeverisur bashkë ani pse ndarja e pushteteve kanë thënë se është përfunduar.

Analisti politik Muahmet Kelemendi në një bisedë për “Bota Sot” ka thënë se çështja është pikërisht të personi që mendon LDK për tu zgjedhur në krye të vendit si President dhe nuk mendoj se ka probleme tjera.

- Advertisement -

Në fakt nuk mund të ketë probleme, pasi që çështja e presidentit është e vetmja e cila ka bërë që këto dy parti mos të arrin marrëveshje.

Në fakt këtu është e keqja.

Konfliktet dhe diskutimet duhet të bëheshin për fushat më të cilat jeton populli dhe përballet më to e jo vetëm pozitat gjithmonë të jetë temë diskutimi.

- Advertisement -

Të përmendim këtu sektorin privat dhe shfrytëzimin e madh që behet. Pastaj shëndetësinë, arsimin, çështjet sociale sistemin e drejtësisë” ka thënë ai.

Sipas Kelemendit problemet dolën në shesh edhe lidhur më ndarjen e ministrive, të zgjedhjes se Kryetarit te Kuvendit dhe të Presidentit se ardhshëm të Republikës se Kosovës. Këto janë vështirësitë dhe këtu ka ngecur sharra dhe nuk po depërton shpejtë në ndarjen e posteve.

- Advertisement -

Mirëpo duhet thënë se VV dhe LDK kanë kohe deri në 26 dhjetor të këtij viti. Dhe aq sa i njohë unë këto dy subjekte, mendoj se nuk i lenë pozitën dhe karriget për asgjë andaj marrëveshja do të arrihet” ka thënë për “Bota Sot” Analisti politik Muhamet Kelemendi.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit