19.5 C
Pristina
Thursday, May 2, 2024

Kina po bëhet gati të shpall “fitoren” ndaj coronavirusit, presidenti kinez viziton qytetarët e Wuhanit – autoritetet mbyllin të gjitha spitalet e përkohshme

Rekomandime

Presidenti kinez Xi Jinping ka vizituar sot qytetin e Wuhanit, dhe kjo është hera e parë që kur në këtë vend shpërtheu coronavirusi që më pas doli nga kontrolli dhe u përhap në tërë botën.

Vizita e Jinping po shihet si tentim për të shpallur “fitoren” e krizës shëndetësore, pasi virusi vdekjeprurës ua mori jetën 3.136 persona në Kinë kurse në tërë botën shkoi në 4.062.

- Advertisement -

Vendimi për ta vizituar këtë qytet që konsiderohej si vatra e virusit, vjen në javën kur autoritet mbyllen të gjitha spitalet e përkohshme që ishin ndërtuar brenda pak ditëve.

- Advertisement -

Ai madje inspektoi spitalin me njëmijë shtretër që u përfundua për 10 ditë – dhe qëllimi i ndërtimit të tij ishte trajtimi i të prekurve me coronavirusi.

- Advertisement -

Raportohet se gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar vetëm 19 raste të reja me coronavirus si dhe 17 viktima, që po cilësohet si numri më i vogël i të prekurve që kur shpërtheu epidemia në Kinë. /Telegrafi/

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit