12.7 C
Pristina
Tuesday, April 30, 2024

LAJMI I FUNDIT: Takohen Haradinaj, Veseli e Limaj

Rekomandime

Kryetari i AAK’së, Ramush Haradinaj, ka pritur sot në takim liderin e opozitës, Kadri Veselin dhe kryetarin e Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limajn, të cilët kanë diskutuar në lidhje me organizimin e Konferencës së Unitetit për Kosovën, transmeton Gazeta Metro.

- Advertisement -

Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj ka bërë të ditur se pas këtij takimi, do të vijojnë edhe takime konsulative me kryetarët e partive parlamentare, pasi që siç thotë ai Kosova sot ka më shumë se kurrë nevojë për unitet të brendshëm politik në fazën e një epilogu të dialogut me Serbinë.

Ai tutje thotë se u ka dërguar letër edhe kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti dhe atij të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, kryetarit të Listës Serbe, Goran Rakic, si dhe përfaqësuesve të Grupit Parlamentar 6 plus.

“Në kuadër të nismës për organizimin e Konferencës së Unitetit për Kosovën, sot kam zhvilluar një takim me kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli dhe kryetarin e Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj. Ishte vlerësim i përbashkët se Kosova, sot më shumë se kurrë, ka nevojë për unitet të brendshëm politik në fazën e një epilogu të dialogut me Serbinë.

- Advertisement -

Takimet konsultative me kryetarët e partive parlamentare do të vijojnë në ditët në vazhdim. Sot u kam dërguar nga një letër edhe kryetarit të Vetëvendosjes Albin Kurti, kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës Isa Mustafa, kryetarit të Listës Serbe, Goran Rakiq, si dhe përfaqësuesve të Grupit Parlamentar 6 Plus”, thuhet në njoftimin e Haradinajt në Facebook.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit