11.9 C
Pristina
Saturday, April 20, 2024

“Çfarë çlirimtari është Xhavit Haliti?” / Molliqaj përplaset me Ramabajën

Rekomandime

Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, është përplasur me analistin Sadri Ramabaja në emisionin Pressing.

Molliqaj iu drejtua Ramabajës si “mbrojtës” të cdo politike qeveritare. Ai tha po ashtu se VV po pranon deptuetë të “mafias të ndërtimit” dhe i tha Ramabajës se ishte vet ai që ka sulmuar këtë grup.

- Advertisement -

“Nëse ti me këtë moralitet e mbron të pamoralshmin, dhe ti e di më mirë se unë se Presidentja është zgjedhur nga një deputete që është shitur e cila është nga një familje që është mafi e ndërtimit në qarkun e Ferizajt, ti e ke thënë këtë vet. Unë kërkoj nga ti të distancohesh. NËse e mbron një krim elektoral. Nëse kërkon që Xhavit Haliti të jetë në Hagë, atëherë i kemi ndarë rrugët”, tha ai.

Ramabaja tha se një deputete nuk luan rol në këtë punë.

“Një deputete nuk luan rol. Po bjen teza në të cilin e ndërton rrëfimin. I kemi rrugët kaherë”, tha Ramabaja.

- Advertisement -

Molliqaj ia ktheu se rrugët mes atyre që sulmojnë clirimtarët në studio i ka ndarë që moti.

“Ata që dojnë clirimtarët t’i dërgojnë në burg, e ti je me ata analsitët që i kanë ëbrë dëm vendit duke i dërguar analistët në Hagë”, tha Molliqaj.

- Advertisement -

Ramabaja ka thënë se nuk e konsideron njërin prej themeluesve të parë të UÇK-së si clirimtar.

“Cfarë çlirimtari Xhavit Haliti? Ti i ki thënë kriminel në studio”, tha Ramabaja.

Molliqaj ia ktheu duke thënë se ka debatuar me vetë me Halitin në një kohë kur VV-ja nuk guxonte.

“Nuk është kështu. Ti nuk e di këtë vetëm e ke dëgjuar. Kur nuk keni guxuar ju dhe VV-ja t’i thoni asgjë Halitit, unë kam dalur në debat me të”, tha Molliqaj.

Ramabaja i tha Molliqajt se nuk ka lidhje me historinë politike në kohën e luftës, ndërkohë që Molliqaj ia ktheu duke thënë se ai ka qenë vetë pjesë e UÇK-së.

“Unë kam qenë vetë në UÇK”, tha Molliqaj.

Ramabaja tha se e respekton që ka qenë pjesëtar i UÇK-së, si cdo luftëtar tjetër.

“Të respektoj vet për këtë ti e di cdo luftëtar të UCK-së”, tha Ramabaja.

“Nuk më duhet respekti yt. Ti cdo ushtari i shërben në këtë mënyrë? Dhe Vjosa Osmani që është kundër UÇK-së? Nuk e kuptoj pse nuk je atje në qeveri”, ia ktheu Molliqaj.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit