-2.7 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Pas 20 vitesh Serbia dhe Maqedonia hapin kufirin mes shqiptarëve

Rekomandime

Ministrat e brendshëm të Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë si dhe zv/kryeministri për çështje evropiane i Maqedonisë, Bujar Osmani nënshkruan sot marrëveshjen për hapjen e pikës kufitare Llojan – Miratoc, që lidh vendbanimet e rajonit të Kumanovës dhe në anën tjetër të Luginës së Preshevës.

- Advertisement -

Marrëveshja pritet të ratifikohet në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut dhe atë të Serbisë deri në fund të vitit, ndërsa hapja e tij nuk do të dihet se kur do të ndodhë, për shkak të rregullimit të infrastrukturës kufitare në të dyja anët e kufirit.

Ministri i brendshëm Oliver Spasovski tha se ky vendkalim kufitar është problem me të cilin qytetarët e të dyja vendeve ballafaqohen për gati 20 vite.

“Puna jonë fillon me hapjen e vendkalimit të përbashkët i cili në fillim do të jetë lokal, ndërsa pas plotësimit të projektit do të shndërrohet në vendkalim për qarkullim ndërkombëtar”, theksoi Spasovski.

- Advertisement -

Ministri i brendshëm serb, Nebojsha Stefanoviq theksoi se shpreson që së shpejti ky vendkalim të jetë i llojit edhe për mallra.

Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bujar Osmani thotë se vendkalimi kufitar Llojan-Miratoc është produkt i “mini Shengenit” Ballkanik.

- Advertisement -

Pika kufitare Llojan-Miratoc në fillim do të shërbej si vendkalim lokal për nevojat e qytetarëve të atij rajoni, ku fillimisht do të ketë lëvizje të kufizuar, gjatë sezonit veror nga ora 6 deri në orën 22 ndërsa gjatë dimrit nga ora 6 deri në orën 18.

Kjo temë ishte përfolur edhe në fushatën elektorale të Alternativës për Ndryshim, ku hapja e kufirit ishte zotimi i kryetarit të këtij subjekti politik, Shqiprim Arifi.

Arifi e pati lidhur fatin e tij politik me hapjen e këtij kufiri.

Gjatë pasdites së sotme me arritjen e kësaj marrëveshje në mes të qeveritarëve të Maqedonisë dhe Serbisë, Arifi në faqen tij zyrtare në Facebook ka postuar edhe një grafikë pa koment ku shihet vetura duke kaluar kufirin, gjë që duket mesazh se kufiri do të hapet ashtu siç pati premtuar.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit