8.8 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Bora e madhe mbulon vendet e rajonit

Rekomandime

Shtetet e Ballkanit, më saktësisht Kroacia dhe Sllovenia, janë përfshirë nga reshjet e mëdha të borës gjatë ditës së sotme, transmeton Gazeta Metro.

Në Kroaci sot po mbretëron mot shumë më i ftohtë dhe reshje të borës ka pasur në Platak, ndërsa Instituti Meteorologjik i Kroacisë ka paralajmëruar reshje edhe më të dendura gjatë natës.

Bora dhe era që ka ardhur me të kanë shkaktuar probleme në këtë pjesë, por që njëherë situata është nën kontroll.

- Advertisement -

Edhe në Slloveni ka rënë borë, ku qytetet më të përfshira nga reshjet ishin, Celje dhe Maribori.

Temperaturat në këto qytete pritet që të bien deri në minus 4 gradë.

Ndërkaq reshje të borës gjatë ditës së sotme ka pasur edhe në Itali. Bologna, Torino ishin disa nga qytetet që u zbardhuan nga këto reshje

- Advertisement -

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit