2 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Merkel është liderja e preferuar e Shqiptarve, shkel Erdoganin e Trumpin

Rekomandime

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, është liderja më e pëlqyer në Republikën e Kosovës, duke lënë kështu mbrapa presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdogan dhe presidentin e SHBA’së, Donald Trump.

Një konstatim i tillë është nxjerrë nga një anketë e realizuar sfundi nga Instituti i Prishtinës për Studime Politike, raporton Gazeta Express.

Në anketën “Politika Ndërkombëtare dhe Dialogu Kosovë-Serbi: Perceptimet e Qytetarëve të Kosovës” të nxjerrë në bashkëpunim me Konrad Adenauer Stiftung (KAS), të anketuarit janë pyetur edhe për një seri çështjesh të ndryshme.

- Advertisement -

Të gjeturat kryesore të kësaj ankete janë se kosovarët si partner kryesor shohin, SHBA’në, Gjermaninë dhe Britaninë e Madhe.

Sa i përket liderit më të preferuar, Angela Merkel prinë me 63 %, Donald Trump i dyti me rreth 15 % ndërkohë i treti, Erdogan me vetëm 10 %.

Gjysma e të anketuarve ndërkohë besojnë se Kosova është dëmtuar nga fushata e Serbisë për tërheqjen e njohjeve.

Sa i përket taksës, rreth 44 % janë për heqjen e saj, ndërkohë 45 % mendojnë që një vendim i tillë duhet të mbetet në fuqi.

- Advertisement -

“Respondentët ishin të ndarë në mënyrë thuajse të barabartë në relacion me tarifën 100% ndaj Serbisë, ku rreth rreth 44% thonë se Qeveria e re e Kosovës duhet të heqë tarifën 100% për produktet serbe, krahasuar me rreth 45% që kanë deklaruar se tarifa duhet të mbetet”, thuhet në njoftimin e PIPS.

Për 69 % të të anketuarve, dialogu me Serbinë duhet përmbyllur në kufijtë aktual të Kosovës dhe me njohje reciproke.

- Advertisement -

“Rreth 23% besojnë se marrëveshja Kosovë-Serbi do të arrihet brenda vitit 2020, krahasuar me rreth 43% që besojnë se ajo do të arrihet brenda tre viteve, ndërkaq rreth 23% besojnë se ajo do të arrihet brenda pesë viteve”, thuhet në të gjeturat kryesore të PIPS.

Ndër të tjera, rreth 39 % besojnë se çështja e shkëmbimit të territoreve e ka dëmtuar pozitën e Kosovës karshi Serbisë në dialog.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit