13.1 C
Pristina
Wednesday, April 24, 2024

Vjosa Osmani tregon pse ishte kundër mbajtjes së seancës për mocionin

Rekomandime

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani është deklaruar pas mbledhjes së Kryesisë .

- Advertisement -

Osmani tha se shpreh shqetësimin e thellë për shëndetin publik për qytetarët e Republikës dhe ka falënderuar të gjitha ata që sot po kujdesen për shëndetin tonë dhe të respektojnë të gjitha masat e marra nga Qeveria dhe instutitucionet e tjera dhe të qëndrojnë në shtëpitë e tyre në këto dy javë që janë jetike për t’u mbrojtur nga kjo pandemi, në mënyrë që të kalojmë me sa më pak vuajtje.

“Sot është mbajtur mbledhja e Kryesisë së Kuvendit dhe më lejoni t’u sqaroj paraprakisht se para se të mbahet kjo mbledhje kam komunikuar me IKSHPK jo për të kërkuar leje për mbajtjen e seancës, ka qenë keqkuptim i madh por për të kërkuar nga ky institut profesional që të dinim se cilët hapat të marim për mbajtjen apo mbarëvajtjen në përputhje me përhapjen e kësaj pandemie. Në mënyrë që të mos ndikojë një tubim i tillë në përhapjen e kësaj edhe tek qytetaret e saj. Pra s’ka pas të bëjë vetëm me kushtetet e deputetëve, por në esencë me parandalimin enjë tubimi kaq të madh të njerëzve që pastaj do të mund të paraqiste rrezik përtej Kuvendit. Është nënvizuar se niveli i emergjencës nuk caktohet nga ana e tyre prandaj ka rekomanduar të njëjtat masa të nevojshme mjekësore për cdo institucion tjetër publik në rast se kanë tubime të më shumë personave që të sigurohet dezinfektimi i sallës, kontrolli mjekësor i pjesëmarrëse dhe të sigurohet distanca fizike prej së paku dy metrash nga pjesëmarrësit në seancë. Kam kërkuar përgjigje nëse salla i plotëson kushtet e tilla dhe përgjigja e administratës ka qenë se salla nuk i plotëson këto kushte sepse s’ka distancë dy metrash ndërmjet deputetëve dhe tjerëve në këtë seancë.

Pati kërkesë nga disa grupe parlamentare që të shfrytëzohet edhe hapësira e musafirve, mediave e të tjera dhe të shihet nëse mund të organizohet dhe pas matjeve ishte që në fakt edhe nëse shfrytëzohet ajo pjesë shtesë në sallë do të mund të futeshin maksimum 88 veta. Përkundër këtij rekomandimi që salla plenare nuk do të mund t’i plotësonte kushte, megjithatë me shumicë 4 pro dhe 2 kundër Kryesia ka vendosure që seanca të mbahet nesër, në ora 11:00”, tha Vjosa Osmani.

- Advertisement -

Ajo shtoi se nuk është pajtuar me këtë konstatim pasi sipas saj në mes mbrojtjes së interesit publike dhe parandalimin e përhapjes së pandemisë ne gjithnjë duhet të zgjedhim, interesin publik të parin dhe të krijohen kushte që të mos përhapet pandemia.

“Kishte insistim që në 2 metra të jetë distanca 1.5 metra e të sigurohet koj seancë plenare. Shumica vendosi që nesër të ketë seancë në ora 11:00, ku ka vetëm një pikë të rendit të ditës. Mocioni kundër Qeverisë së Kosovës”, shtoi Osmani.

- Advertisement -

Ajo tha se mbështet thirrjen e sotme të vendeve të QUIN-it…

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit