14.1 C
Pristina
Thursday, November 7, 2024

Donika Kadaj-Bujupi thotë se Albin Kurti është mashtrues

Rekomandime

Donika Kadaj-Bujupi nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, e cila pritet sërish të ulet në Kuvend si deputete në legjislaturën e re, ka folur për negociatat mes Lëvizjes Vetëvendosje e Lidhjes Demokratike të Kosovës për të arritur marrëveshje për qeverisjen e vendit.

- Advertisement -

Ajo ka thënë në emisionin “Frontal”, në televizionin T7, se këto dy parti, e në veçanti Vetëvendosje e Albin Kurtit, pjesë e së cilës ishte vetë vite më parë, kanë mashtruar qytetarët me premtimet për ndryshim të madh.

‘’Po shihet sa po zgjasin negociatat, nuk janë për programin, por për pozitat. Duke iu premtuar ndryshim edhe i votuan qytetarët, por dolën mashtrues të popullit’’, ka deklaruar Kadaj-Bujupi.

Ajo ka thënë se si parti janë të interesuar në formimin sa më të shpejtë të institucioneve të reja.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit