20.3 C
Pristina
Saturday, April 27, 2024

Rexhep Qosja kandidat për President – vjen demanti nga Vetëvendosje

Rekomandime

Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar pas lajmeve se arsyeja pse nuk po merren vesh për çështjen e presidentin me LDK’në është sepse këtë pozitë e kanë rezervuar për Rexhep Qosjen,

Drejtues i Sekretariatit për Media dhe Komunikim në Lëvizjen Vetëvendosje, Erzen Vraniqi ka shkruar në Facebook se një lajm i tillë është dezinformatë, e se as Albin Kurti e as VV-ja nuk kanë propozuar apo mbështetur ndonjë emër të caktuar për president.

Nga Lëvizja Vetëvendosje thonë se për këtë temë nuk ka pasur as diskutim në strukturat e partisë. Kjo sipas VV-së, pasi që fillimisht duhet të krijohet qeveria.

- Advertisement -

“Mjaft me dezinformata!

As Albin Kurti, dhe as Lëvizja VETËVENDOSJE! nuk e ka propozuar, preferuar, mbështetur apo kundërshtuar asnjë emër të caktuar për president. Ne nuk e kemi bërë fare këtë diskutim në strukturat tona, sepse tash duhet të krijojmë qeverinë e jo të gjejmë presidentin. Qëndrimi ynë, ashtu si dhe qëndrimi i figurave të LDK gjatë fushatës zgjedhore, është se presidenti duhet të diskutohet kur t’i vijë koha”, ka shkruar ai.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit