10.7 C
Pristina
Friday, November 22, 2024

Europianët të pakënaqur me minishengenin? – Borell nuk shkon në Tiranë

Rekomandime

Shefi i diplomacisë europiane Josep Borell nuk do të shkojë në samitin e vendeve të një pjesë të Ballkanit Perëndimor të cilat po përpiqen ta jetësojnë temë minishengenin ballkanik, e të cilin po e bojkoton edhe Kosova për shkak të raporteve me Serbinë.

Mospjesëmarrjen e Borell në takimin e Tiranës më 21 dhe 22 dhjetor e ka komentuar Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq i cili ka thënë megjithatë se shpreson që përveç Serbisë, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut kjo iniciativë do të zgjerohet. Mali i Zi ka shfaqur rezerva ndaj minishengenit duke thënë se ajo është duplifikim i CEFTA’s por në Tiranë do të udhëtojë edhe Presidenti Milo Gjukanoviq.

- Advertisement -

“Me të vërtetë nuk më interesin se a u pëlqen a jo europianëve, ata, kur mblidhet Këshilli Europian nuk na pyesin fare se a na pëlqen neve ndonjë vendim i tyre” ka thënë Vuçiq.,

“Janë disa që nuk u pëlqejnë këto, kur nuk janë të ulur në ulësen kryesore dhe kjo nuk është ndonjë fshehtësi e madhe” ka thënë Vuçiq.

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka ftuar nga Kosova Presidentin Hashim Thaçi për të shkuar në Tiranë por ky i fundit ka refuzuar duke e përmendur Serbinë si shkaktare.

- Advertisement -

“Dua të theksoj se rrethanat që e kanë pamundësuar pjesëmarrjen e Republikës së Kosovës në takimin e parë të mbajtur në Novi Sad dhe në të dytin të mbajtur në Ohër, nuk kanë ndryshuar. Si rrjedhojë, unë si President i Republikës së Kosovës, në emër të institucioneve shtetërore refuzoj pjesëmarrjen në takimin e tretë të këtij formati rajonal që mbahet në Tiranë” ka shkruar Thaçi në facebook teksa i është përgjigjur Ramës.

Ndaj kësaj, ka reaguar Kryeministri Rama i cili ka thënë se nuk e kupton këtë veprim të Thaçit pasi ky i fundit ka qenë pjesë e tryezave me Serbinë dhe se tani po e përjashton dhe po e izolon Kosovën.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit