7.2 C
Pristina
Wednesday, March 27, 2024

Skandal: Si mashtroi policia se në ndejën e Telekomit pati përleshje mes disa të rinjve

Rekomandime

Mbrëmë, në orët e mesnatës, një plagosje ka ndodhur në një lokal nate në Prishtinë, gjatë kohës kur po mbahej ndeja e fundvitit me stafin e Telekomit të Kosovës.

Një ndejë që do të shënonte përmbylljen e vitit të Telekomit eskaloi në përleshje mes zyrtarëve të kësaj kompanie Arsim Ramadanit e Shaban Ramajt, ku ky i fundit përfundoi i plagosur, shkruan Reporteri.net.

- Advertisement -

Ramadani e Ramaj që të dy punojnë në departamentin e logjistikës në Telekomin e Kosovës.

Për plagosjen në ndejën e Telekomit konfirmoi edhe policia e Kosovës, por duke u munduar të fshehë rastin nga publiku, duke e cilësuar atë si një”përleshje mes të rinjve në një nga lokalet e Prishtinës”.

Madje në raportin e policisë thuhet se viktima, në këtë rast Shaban Ramaj ka thënë se deri te shkrepja e plumbit ka ardhur në mënyrë aksidentale, pra se është vetëplagosur.

- Advertisement -

“Rruga ,,Enver Zymberi” Prishtinë, 19.12.2019 rreth orës 23:40 Në një lokal ka ndodhur një rast plagosje me armë zjarri. Njësitet relevante policore kanë dal në vendin e ngjarjes. I plagosuri është dërguar në QKUK për tretman mjekësor. Dyshohet se deri tek plagosja ka ardhur pasi një fjalosjeje (zënke) mes disa të rinjve. I plagosuri deklaron se është lënduar aksidentalisht vet-plagosur”, thuhet në raportin e policisë.

Aty konfirmohet se për këtë rast një i dyshuar është dërguar në mbajtje për 48 orë, ndërkohë që arma me të cilën ka ndodhur plagosja është konfiskuar në vendin e ngjarjes. Për rastin policia informon se janë intervistuar edhe një numër i dëshmitarëve.

- Advertisement -

“Policia ka konfiskuar një armë, ka intervistuar të dyshuar dhe dëshmitarë. Me aktvendim të prokurorit një i dyshuar dërgohet në mbajtje për 48 orë”, përfundon raporti.

I plagosuri Shaban Ramaj rezulton të jetë i afërt me disa figura të rëndësishme politike në vend, siç është kryeministri në detyrë Ramush Hradinaj, deputetë e zyrtarë të tjerë të lartë, me të cilët ka foto të shumta në rrjetet sociale. /Reporteri.net

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit