3 C
Pristina
Thursday, November 14, 2024

Murati i VV-së kërcënon LDK-në: Edhe pritja ka një kufi!

Rekomandime

Deputeti i ri i Lëvizjes Vetëvendosje, Hekuran Murati përmes një postimi i ka dërguar ‘selam’ LDK-së.

- Advertisement -

Murati në postimin e tij publikoi sondazhin që LVV e publikoi sot. Në sondazhin e publikuar nga Vetëvendosje thuhet që nëse shkohet në zgjedhje të dielën atëherë VV do t’i ketë 42.8% të votave.

Hekuran Murati duke u bazuar në sondazh tha se nëse shkohet në zgjedhjet e reja, atëherë VV do ta formoj e vetme qeverinë e re, transmeton Indeksonline.

Por, sipas tij VV është e gatshme ta ndaj përgjysmë qeverinë me LDK-në.

- Advertisement -

Statusi i plotë i Hekuran Muratit:

Po të mbaheshin zgjedhjet këtë të dielë, Lëvizja Vetëvendosje! do t’i merrte rrafsh 50 deputetë, me mundësinë reale që të formonte Qeverinë fikall e vetme.

- Advertisement -

Megjithatë, për të mos humbur kohë me zgjedhje të reja, jemi të gatshëm të ndajmë përgjegjësitë qeverisëse përgjysmë me LDK-në.

Por edhe pritja ka një kufi!

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit