12.4 C
Pristina
Wednesday, April 17, 2024

“Putin ka vendosur…”, gazeta gjermane nxjerr ditën kur Rusia pritet ta pushtojë Ukrainën

Rekomandime

Pushtimi i Ukrainës duket se është vetëm disa ditë larg.

- Advertisement -

Mbrëmjen e kaluar, mediet botërore raportuan se Shtetet e Bashkuara të Amerikës besojnë se Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, do të pushtojë Ukrainën javën e ardhshme. Ndërkohë, gazeta e njohur gjermane “Der Spiegel” ka zbuluar edhe ditën, kur pritet të nisë Iufta.

“Vladimir Putin ka vendosur ta pushtojë Ukrainën ditën e mërkurë”, kështu shkruan gazeta e njohur gjermane “Der Spiegel”.

Kujtojmë se një ditë më parë, SHBA dhe Britania e Madhe iu bënë thirrje shtetasve të tyre në Ukrainë që të largohen prej aty.

- Advertisement -

Gjithashtu, po dje Presidenti Joe Biden u takua virtualisht me kryeministrin kanadez, Justin Trudeau, me kryeministrin e Britanisë, Boris Johnson, dhe liderë të tjerë botërorë për t’i informuar ata mbi zhvillimet e fundit.

Menjëherë pas përfundimit të takimit doli se zyrtarët amerikanë dhe perëndimorë tani mendojnë se Rusia do të pushtojë Ukrainën javën e ardhshme, sipas reporterit të PBS, Nick Schifrin, shkruan Daily Mail.

- Advertisement -

“Zyrtarët amerikanë parashikojnë një fushatë të tmerrshme, të përgjakshme që fillon me dy ditë bombardime ajrore dhe Iuftë elektronike, e ndjekur nga një pushtim, me qëllimin e mundshëm të ndryshimit të regjimit”, shkroi ai në Twitter. Një burim diplomatik tha se strategjia tani ishte për të intensifikuar përpjekjet për të përcaktuar koston e pushtimit të Putinit. /Ballkanweb/

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit