Një person është arrestuar në fshatin Sibovc të Obiliqit, pasi me një mjet të fort të metalit kishte sulmuar zyrtarët policorë të cilët në lokacionin e tij kishin shkuar për të realizuar dy urdhëresa të gjykatës.
Si pasojë e sulmit njëri zyrtar policor kishte pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit i është ofruar ndihmë mjekësore.
Me vendim të prokurorit të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë.