7.8 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Jusuf Buxhovi zbulon për herë të parë dokumentin autentikë të LDK-së, ja kush janë themeluesit e saj

Rekomandime

Për herë të parë është publikuar një dokument i rëndësishëm autentikë nga Kuvendi Themelues i Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Këtë dokument e ka publikuar njëri nga themeluesit e LDK-së, Jusuf Buxhovi, me rastin e 30 vjetorit të themelimit të kësaj partie.

- Advertisement -

Në këtë dokument shihen emra të rëndësishëm të elitës intelektuale shqiptare në Kosovë, të cilët e nënshkruan themelimin e LDK-së, ndër ta është kryetari i LDK-së, Ibrahim Rugova, Zekeria Cana, Anton Çetta, Mark Krasniqi, e Xhemail Mustafa.

Buxhovi në postimin e tij në Facebook, ka shkruar se “Këshilli Nismëtar veproi në përputhje me këto udhëzime të ligjit dhe parashtroi kërkesën të shoqëruar me listën prej 23 qytetarëve, me çka u krijuan kushtet formale për mbajtjen e Kuvendit Themelues të Lidhjes Demokratike të Kosovës, më 23 dhjetor 1989”.

Postimi i plotë:

- Advertisement -

Dokumente autentike nga Kuvendi Themelues i Lidhjes Demokratike të Kosovës

ANËTARËT E KËSHILLIT INICUES PËR THEMELIMIN E LIDHJES DEMOKRATIKE TË KOSOVËS

- Advertisement -

Lista me Anëtarët e Këshillit Inicues për themelimin e Lidhjes Demokatike të Kosovës, e nënshkruar nga 23 intelektualë më të njohur të vendit (akademikë, shkrimtarë, historianë,publicistë e të tjerë) paraqet pikënisjen e fillimit të procedurës për mbajtjen e Kuvendit Themelues të partisë në përputhje me Ligjin Federativ për Shoqatat e qytetarëve dhe partitë politike, të aprovuar nga Kuvendi i RFS-së në nëntor 1998.

Sipas ligjit federativ dhe assesi atij republikan, siç po spekulohet diku-diuku, çdo nismë qytetarë duhej të legjitimohej me kërkesën me shkrim të nënshkruar prej më së paku 11 qytetarëve, si parakusht për mbajtjen e kuvendeve themeluese, për të cilat duhej kërkuar leje te organet zyrtare (Ministria e Punëve të Brendshme). Kërkesa duhej të shoqërohej me programet partiake, stuatusin e partisë dhe formalitetet tjera.

Këshilli Nismëtar veproi në përputhje me këto udhëzime të ligjit dhe parashtroi kërkesën të shoqëruar me listën prej 23 qyetarëve, me çka u krijuan kushtet formale për mbajtjen e Kuvendit Thelemues të Lidhjes Demokratike të Kosovës, më 23 dhjetor 1989.

Lista u nënshkrua nga këta persona:

1. Jusuf Buxhovi, shkrimtar

2. Zekeria Cana, historian

3. Milazim Krasniqi, shkrimtar

4. Ajri Begu, ekonomist

5. Ibrahim Rugova, shkrimtar

6. Bujar Bukoshi, mjek

7. Fehmi Agani, profesor dhe socilog

8 Ibrahim Berisha, gazetar

9. Mehmet Kraja, shkrimtar

10. Ali Aliu, studiues i letërsisë

11Zenel Kelmendi, mjek

12. Ramiz Kelmendi, shkrimtar

13 Idriz Ajeti, akademik

14. Dërvish Rozhaja, akademik

15. Mark Krasniqi, akademik

16. Anton Çetta, profeso

17. Zenun Çelaj, gazetar

18. Mustafa Radoniqi, avokat

19. Basri Çapriqi, shkrimtar

20. Jusuf Bajraktari, historian

21. Xhemail Mustafa, gazetar

23. Hysen Matoshi, gazetar

24. Neshet Nushi, ekonomist

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit