0.9 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Amerika do të udhëheqë procedurat e blerjes së armatimit 200 milionësh për FSK’në

Rekomandime

Komandanti i FSK’së, gjenerallejtënant Rrahman Rama ka njoftuar për dy projekte të cilat do të mbështeten nga SHBA’ja me një participim edhe nga Kosova, vlera e të cilave do të jetë rreth 200 milionë euro.

- Advertisement -

Në një intervistë për KTV’në, Rama ka treguar sa i përket këtyre projekteve, njëra prej të cilave është ndërtimi i Njësisë Ajrore të Forcës së Sigurisë së Kosovës që parashihet të kushtojë 150 milionë euro, ndërsa projekti tjetër ka të bëjë me investimet në njësinë për mbrojtjen kibernetike që do të bëhen në partneritet me amerikanët, projekt ky që do të kushtojë më shumë se 40 milionë euro.

Rama ka folur edhe për marrëdhëniet e Forcës me NATO’n, për çka ka theksuar se nuk ka pasur ftohje të tyre, përkundrazi ai thotë se u ftua të marrë pjesë në shumë takime ku edhe u prezantua si komandant ushtrie.

FSK’ja i ka mbyllur objektivat e saj për 2019, mirëpo më 2020 sfida kryesore do të jetë buxheti i vogël.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit