12.9 C
Pristina
Sunday, April 14, 2024

Forcat speciale greke provokojnë luftë me Shqipërinë

Rekomandime

Trupat speciale të Greqisë, të batalionit të Janinës duket se po pregatiten për të provokuar luftë për të çliruar Veriun e Epirit. Sipas tyre me pretendimin se ajo është tokë greke.

Ja si shkruan një qytetar nga Elbasani, Arben Llalla:

Ja edhe trupat speciale të Greqisë së batalionit të Janinës duke provokuar Shqipërinë më luftë për të çliruar Veriu e Epirit sepse ajo qenka tokë greke.

- Advertisement -

Më 22-26 shtator rreth 100 anëtarë të shoqatës së ushtarakëve dhe policëve të Greqisë do vijnë në jugun e Shqipërisë duke bërtitur për aneksimin e jugut, duke kërkuar të drejtat e “300 mijë”, grekëve në Shqipëri të cilët sipas tyre s’kanë shkolla, s’kanë kishën e tyre, etj.

Do shkojnë në Bularat e do çirren “Kacifas je gjallë ne do luftojmë për të marë hak kundër RENEAS”.

Çështja është çfarë do bëjnë strukturat shtetërore të Shqipërisë?

- Advertisement -

Asgjë, do bëjnë sehir, ushtria jonë është inekzistence, policia do hapi dyert e doganës ndërsa SHISH do merret me izolimin e shqiptarëve patriotë, atyre që u dhimbset toka arbërore.

Këta 100 ushtarak e policë grekë që do vijnë me rroba civile nëpërmje kufiri të Konispolit për të vazhduar Përmet, Këlcyrë e përfunduar në Sarandë tek taverna me muzikë greke…”

- Advertisement -

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit