0.8 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Kush është Shqiponja, vajza që dyshohet se zhvati hoxhën dhe shtiu me armë

Rekomandime

Suzana Tahiri është 28 vjeçarja e cila para disa ditësh kishte shtënë me armë afër shtëpisë së hoxhës, Sead Bejta në Mitrovicë.

- Advertisement -

Burime të Insajderit kanë treguar se e dyshuara për zhvatje dhe kërcënim të hoxhës është Suzana Tahiri e njohur me nofkën “Shqiponja”.

Insajderi ka kontaktuar edhe me avokatin e Tahirit, Kadri Osaj, por i njëjti nuk ka pranuar të deklarohet.

Në kërkesën e prokurorisë për masën e paraburgimit të siguruar nga Insajderi, thuhet se: “E pandehura Suzana Tahiri ka pasur probleme shëndetësore, dhe para një kohe të caktuar ka shkuar tek hoxha Sead Bejta në mënyrë që kinse t’i ndihmojë që t’i tejkalojë problemet që kishte, tek hoxha ishte disa herë dhe më pas kanë hyrë në lidhje dashurie. Sead Bejta, hoxha ka dashur të ndërpres lidhjen me të, mirëpo e pandehura e ka kanosur përmes mesazheve në telefon mobil, duke i thënë se nuk do ta lë të qetë atë dhe familjen e tij, nëse ai nuk ia jep 10 mijë euro asaj”.

- Advertisement -

Sipas kësaj kërkese, hoxha i kishte dhënë shumën e kërkuar, por shantazhet nga e pandehura kishin vazhduar, deri më 5 nëntor kur ajo shkon në shtëpinë e tij në fshatin Zhabar të Ulët dhe aty shtie me armë zjarri.

Ajo ka pranuar të gjitha veprat me të cilat ngarkohet.

- Advertisement -

I dëmtuari, Sead Bejta ka pranuar se ka pasur kontakt me të pandehurën dhe se si ajo e ka shantazhuar dhe kanosur atë.

Armën të cilën Suzana Tahiri e ka përdorur, është gjetur në shtëpinë e saj dhe është konfiskuar, derisa në vendin e ngjarjes ishte gjetur një gëzhoje.

Por, kush është Suzana Tahiri?

Suzana Tahiri, ndryshet njihet edhe si modelja e “Shpisë së Kosovës”, një reality show i cili organizohej kohë më parë në vendin tonë. Pas, dalje nga “shtëpia” Suzana thuhet se ka vazhduar karrierën e saj si modele, duke u angazhuar në sfilita, reklama e fotosesione të shumta.

Në një intervistë ajo kishte thënë se ëndrra e saj është të bëhet presidente e vendit.

Tahiri njihet si përkrahëse e Partisë Demokratike të Kosovës, njëherit ka qenë edhe femra më e votuar në Kuvendin Zgjedhor të PDK-së në Vushtrri, derisa ka mbajtur edhe postin e kryetares në nëndegën e PDK në fshatin Pantinë.

E me 7 gusht të këtij viti, ajo kishte ofruar dorëheqjen nga gjitha strukturat e Partisë Demokratike të Kosovës.

“Dorëheqja ime vjen si rezultat i rrjedhave të procesit zgjedhor në Degën e PDK-së në Vushtrri, veçanërisht të zgjedhjes së Kryesisë, ku shumë njerëz meritor mbeten pa hy në kryesi, duke i anashkaluar edhe shumë nëndegë dhe duke i zgjedhur kryesinë nga pak nëndegë”, kishte deklaruar ajo, shkruan Insajderi.

Prokuroria Themelore e Mitrovicës, ka kërkuar masën e paraburgimit për 28 vjeçare Suzana Tahiri, e cila para disa ditësh kishte shtënë me armë afër shtëpisë së hoxhës Sead Bejtës në Mitrovicë./insajderi.com

Suzana Tahiri
Suzana Tahiri
-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit