“Jeta është e bukur”, Genta Ismajli me trëndafila e me Range Rover

0
152

Genta Ismajli së fundi është duke qëndruar në Turqi, ku edhe po punon në bashkëpunimin me artistin turk Eyipo.

Ajo tani është në lidhje dashurie me biznesmenin turk, Husein Usta, shkruan Indeksonline.

Edhe pse për një kohë të gjatë, Genta e kishte mbajtur lidhjen e fshehtë, tani nuk heziton ta shfaqë.

Së fundi ajo ka postuar një fotografi në Instagram, ku shfaqet pranë një veture Range Rover, e mbi të edhe një buqetë me trëndafila.

Brenda në veturë gjendet një person, i cili dyshohet të jetë i dashuri i saj.

Këngëtarja kishte shkruar “La vita e bella” (Jeta është e bukur), që lë të kuptojë se po i ecën puna mirë.

 

View this post on Instagram

 

La vita e bella ?

A post shared by Genta Ismajli (@genta.ismajli) on