7.8 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Ministri Vitia: Pas 4 majit dyfishohet ora e lëvizjes dhe këto biznese do të fillojnë punën

Rekomandime

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka deklaruar se pas 4 majit për gjithë qytetarët e Kosovës do të dyfishohet ora e lëvizjes.

- Advertisement -

Vitia tha se zbutja e masave që do të fillojë më 4 maj do të vazhdojë të ndahet në faza, por krejtësisht varet nga situata epidemiologjike në vend.

Ai në Klan Kosova ka thënë se ora e lëvizjes së qytetarëve do të shtohet dhe nuk do të ketë rotacion siç kishte.

“Ka disa ditë që kurba është duke lëvizur teposhtë dhe përqindja ditore ka shënuar rënie. Por, pavarësisht kësaj është vështirë të thuhet se është koha që ka filluar përmirësimi. Shpresoj që do të vazhdojë kjo ulje dhe më 4 maj do të fillojmë me zbutjen e masave të vendosura”.

- Advertisement -

“Edhe lirimin e masave jemi detyruar ta bëjmë në disa etapa. Në fillim edhe liria e lëvizjes e qytetarëve, pra koha kur do të dalin nuk do të jetë shumë më e gjerë ngase është tani. Ne mund të dyfishojmë orën e lëvizjes nga 1 orë e 30 minuta sa është tani”.

“Kjo është duke u diskutuar dhe mendojmë që ta bëjmë dy herë nga 90 minuta dhe njëra të bëhet nga ora 10 deri më 16 për shërbimet e nevojshme.Do të kenë mundësitë të dalin dy herë në ditë, ku njëra nga herët do të jetë në këtë orar dhe për këtë arsye nuk do të ketë rotacion”.

- Advertisement -

Vitia në Rubikon tha se gjatë periudhës së fazës së parë që është nga 4 maj deri më 18 maj krahas lehtësimit të masave janë edhe protokollet tash e tutje, veçanërisht për bizneset që do të hapen.

“Disa biznese që ndikojnë drejtëpërdrejt te jeta e qytetarëve siç është ndërtimtaria, por edhe aty do të ketë shumë protokolle që tashmë janë hartuar. Sipas tyre distanca fizike dhe masakat do të jenë të obligueshme”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit