Manchester Unitedi ka shprehur interesim për transferimin e mbrojtësit të Hellas Verona, Marash Kumbulla, raporton “L’Arena”, përcjell Zëri.info.
Klubi i Premierligës e kishte përcjellur mbrojtësin shqiptar gjatë përgatitjeve para-sezonale dhe shqiptari kishte rënë në sytë e skoutëve të ‘Djajve të Kuq’.
Kështu, Manchester Unitedi i bashkohet Interit dhe Juventusit në garën për shërbimet e mbrojtësit 19-vjeçar.
Vlera aktuale në treg e Kumbullës është 15 milionë euro, por që deri në afatin kalimtar veror pritet të rritet kjo shumë.
Këtë edicion, Kumbulla ka bërë 11 paraqitje në të gjitha garat duke luajtur 925 minuta, derisa ka ai ka shënuar edhe një gol.