11 C
Pristina
Saturday, April 13, 2024

Andin Hoti, Saranda Bogujevcit: Çdo suIm ndaj teje, është edhe suIm ndaj meje

Rekomandime

Djali i veprimtarit Ukshin Hoti, Andini i ka dal në mbrojtje deputetes së Lëvizjes Vetëvendosje Saranda Bogujevci pas komenteve të bëra ndaj saj nga zëvendëskryeministri Driton Selmanaj.

Me anë të një postimi në Facebook, Hoti është shprehur se Bogujevci është një dëshmi e gjallë e së vërtetës për mas.akrat dhe gjen.ocidin serb të bërë gjatë Iuftës së fundit në Kosovë.

- Advertisement -

Saranda Bogujevci është dëshmi e gjallë e së vërtetës për mas.akrat dhe gjen.ocidin e ndodhur ndaj popullit shqiptar në Kosovë.

Çdo suIm ndaj Saranda Bogujevcit, është suIm ndaj meje, suIm ndaj familjes sime dhe të gjithë atyre që me gjakun e tyre fituan lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, kushdo dhe kudo qofshin ata. Saranda, të njoh dhe jam me fat që të kam mike, je ndër njerëzit më të mirë që kam njohur në jetë. Jam me ty gjithmonë!”, ka shkruar ai në Facebook.

Për këtë cështje zëvendëskryeministri Driton Selmanaj thotë se është keqinterpretuar deklarata e djeshme në Pressing për Saranda Bogujevcin.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit