10.1 C
Pristina
Wednesday, November 20, 2024

Hapen hetime kundër Kosovës për termocentralin Kosova e re, zbulohet si qeveria planifikonte ta zhvaste popullin e vet

Rekomandime

Sekretariati i Komunitetit të Energjisë njofton se kanë hapur zyrtarisht procedurë kontestimore kundër Qeverisë së Kosovës duke konstatuar se ajo, me nënshkrimin e kontratës për ndërtimin e TC ‘Kosova e Re’, ka shkelur legjislacionin vendor dhe evropian për ndihmën shtetërore.

- Advertisement -

Përmes një komunikate drejtuar mediave, bëhet e ditur se Sekretariati ka gjetur se aspekte të caktuara të kontratës si blerja për 20 vjet e disponueshmërisë së energjisë nën marrëveshjen për blerjen e energjisë, transferi i pronësisë, garancitë shtetërore, përjashtimi nga TVSH dhe të tjera beneficione paraqesin ndihmë shtetërore të sanksionueshme me ligj.

Këto konstatime ishin vizualizuar edhe në infografikën për Ndihmën Shtetërore nga organizatat: BGF, GAP, GLPS dhe INDEP në kuadër të kampanjës #mosthujsekamdite.

Organizatat e lartcekura në vazhdimësi kanë argumentuar që kjo kontratë, përveç dëmit shkatërrues financiar dhe mjedisor, do të dëmtoj edhe rrugën integruese të Kosovës pasi dëmton liberalizimin e tregut dhe konkurrencën dhe favorizon përtej çdo logjike një investitor privat karshi të tjerëve dhe në dëm të interesit publik.

- Advertisement -

Ndryshe, , që nga tetori i vitit 2015, Kosova është palë nënshkruese e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit. Neni 77(c) i kësaj marrëveshjeje, ngjashëm me ligjet e BE-së, ndalon angazhimin e përkrahjes së shtetit për subjekte në rast se mund të ndikojë konkurrencën. Dështimi për t’iu përmbajtur kësaj marrëveshjeje mund të ndërpresë negocimin për hyrje në BE.

“Balkan Green Foundation (BGF), Instituti GAP, Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) dhe Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP)  i bëjmë thirrje Qeverisë në ardhje, që të ketë në konsideratë të gjitha këto fakte dhe të tërhiqet nga kjo kontratë e dëmshme. Me këtë gjë do t’i hapej rrugë zhvillimit të tregut të energjisë duke nxitur investime të mirëfillta, si dhe duke mbrojtur mjedisin dhe të ardhmen evropiane të të gjithë sektorit”, thuhet në komunikatë.

- Advertisement -

Qeveria e Kosovës kishte nënshkruar një kontratë me Contour Global ju ia ganrantonte edhe kredinë në rast se kjo e fundit dështonte ta paguante. Populli i Kosovës do të duhej tia blente krejt energjinë kësaj kompanije me çmim marramandës. Asaj i garantohej komplet kthimi i 1.3 miliardë eurove për vetëm 6 vjet. Kjo nënkuptonte gati trefishim të faturave të energjisë elektrike. Të njëjtën kohë, qeveria ia kishte garantuar edhe fitimin blerjes së komplet energjisë elektrike me çmim të majmë për 20 vjet. Kjo nënkupton se populli i Kosovës do të paguante 6 miliardë euro për 1.3 miliardë euro investime, ku edhe aty investitori nuk do të rrezikonte asgjë, pasi garantonte populli më i varfër i Evropës.

Krejt këtë zhvatje planifikon ta bëjë Qeveria e Kosovës.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit