10.1 C
Pristina
Tuesday, May 7, 2024

Edhe pse “kafuan” me Gjuriqin, VV e quan Vuçiqin “kriminel lufte që pozon në Tiranë si bamirës”

Rekomandime

Qendra e Lëvizjes Vetëvendosje në Shqipëri ka mbajtur sot një konferencë për shtyp përpara hyrjes së hotel “Rogner” në Tiranë ku ka vendosur një baner me mbishkrimin: “Këtu një kriminel lufte po vjen të pozojë si bamirës”.

- Advertisement -

Ky mesazh i referohet vizitës së presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ditën e premte në Tiranë, në kuadër të takimit të “shengenit ballkanik”.

Kryetari i Bordit të Qendrës së Lëvizjes Vetëvendosje në Shqiëpëri, Enis Sulstarova, tha para mediave se qeveria në Shqipëri po përpiqet që një kriminel lufte si Aleksandar Vuçiç ta paraqesë si bamirës të të prekurve nga tërmeti i nëntorit, duke tentuar t’ia shpëlajë figurën Vuçiçit.

“Shqiptarët e dinë se presidenti i Serbisë ka qenë Ministër i Informacionit gjatë kohës kur regjimi i Milosheviçit ka kryer masakra të shumta në Kosovë. Ushtria dhe paramilitarët serbë kanë vrarë e masakruar me mijëra civilë, nuk kanë kthyer mbi 1600 persona që mbeten të pagjetur, kanë dhunuar 20 mijë gra e vajza, kanë shkatërruar mbi 100 mijë shtëpi, kanë vjedhur artefaktet kulturore e fondin pensional, kanë shkatërruar mbi 50% të traktorëve dhe të bagëtisë në Kosovë, dukë bërë që Serbia t’i ketë borxh kombit shqiptar mbi 20 miliardë euro si dëmshpërblime lufte”, tha Sulstarova.

- Advertisement -

Sipas tij, Qeveria Vuçiç vazhdon ta luftojë pavarësinë e Kosovës dhe punon pa u ndalur kundër interesave të kombit shqiptar.

“Sot që Kosova njëzëri refuzon të marrë pjesë në një takim ku ministri i Milosheviçit paraqitet si bamirës, interesi kombëtar na thotë se të njëjtin qëndrim duhet të mbante edhe qeveria e Shqipërisë”, vijoi ai.

- Advertisement -

Sulstarova njoftoi se këtë të premte në orën 17:00 në lulishten “Qemal Stafa”, përballë hotel “Rogner”, Qendra e Lëvizjes Vetëvendosje do të zhvillojë një aksion simbolik paqësor për të shprehur kundërshtimin ndaj vizitës së Aleksandër Vuçiç dhe “mini-shengenit ballkanik”.

“Vuçiç nuk mund ta shmangë drejtësinë duke dhënë lëmoshë. Ai mbetet persona non grata për shqiptarët. Ftojmë qytetarët të na bashkohen këtë të premte për të shprehur njëzëri kundërshtimin tonë”, përfundoi Sulstarova.

Megjithatë, dy javë më parë zyrtari i LVV-së, Xhelal Sveçla është parë në një tavolinë me të ashtuquajturin drejtor i Zyrës për Kosovën, në qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, duke pirë kafe.

Kjo ngjarje kishte ndodhur në një konferencë për Bashkëpunim Rajonal, organizuar nga CIG dhe Ministria e Punëve të Jashtme e Gjermanisë.

Sveçla ishte arsyetuar se vendosja në një tavolinë me Gjuriqin, është bërë nga organizatorët e kësaj konference.

Kujtojmë se edhe kandidati për kryeministër të Kosovës Albin Kurti, ka deklaruar se do të takohet me përfaqësuesit e Listës Serbe, parti kjo me të cilën Lëvizja Vetëvendosje kundershtonte çdo bashkëpunim.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit