1.4 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Bajrush Morina thotë se VV dhe LDK nuk u pajtuan për Rexhep Selimin: Ky kërkoi të bëhet Ministër i Brendshëm

Rekomandime

Publicisti i njohur, Bajrush Morina, ka thënë se arsyeja e mosmarrëveshjes në mes VV dhe LDK’së është shkaku se Rexhep Selimi, ka kërkuar që të bëhet Ministër i Brendshëm, transmeton Gazeta Metro.

- Advertisement -

Ende nuk ka ndonjë marrëveshje konkrete për formimin e Qeverisë, në mes të VV’së dhe LDK’së.

Kështu edhe kanë deklaruar te dy partitë, ku thanë se ende nuk kanë arritur marrëveshje të caktuar.

Ndërkaq pak para konstituimit të Kuvendit, publicisti dhe ish-kandidati për deputet nga LDK, Bajrush Morina, ka bërë të ditur në Facebook se arsyeja e mosarritjes së koalicionit në mes të VV dhe LDK është shkaku se Rexhep Selimi ka kërkuar që të bëhet Ministër i Brendshëm.

- Advertisement -

“Tash u kuptua arsyeja kryesore e mosmarrëveshjes VV-LDK: Rexhep Selimi paska kërku mu bo ministër i Brendshem. Si në kohën e luftës kur ishte ministër i Thaçit. Dashuria e parë nuk harrohet!”, ka shkruar Morina.

Ndërkaq sot është konstituar legjislatura e shtatë e Kuvendit të Kosovës, ku kryetar i Kuvendit të Kosovës është zgjedhur Glauk Konjufca.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit