13.7 C
Pristina
Thursday, March 28, 2024

Vendimi për dëbim, mësohet se ku gjendet këshilltari i Kurtit

Rekomandime

Ish-këshilltari i Albin Kurtit, shtetasi amerikan Tienmu Ma vazhdon të jetë prezent në Kosovë. Këtë e ka konfirmuar përmedia avokati i tij, Tomë Gashi i cili tha se juristi Ma edhe më tutje është në Kosovë.

- Advertisement -

Departamenti për të huaj pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme nuk ia kanë zgjatur lejeqëndrim në Kosovë shtetasit amerikan, Tienmu Ma.

Arsyeja e refuzimit të lejeqëndrimit sipas MPB’së është se ish-këshilltari i Kurtit nuk i ka plotësuar kriteret ligjore.

“Kërkesa e shtetasit të huaj për lejeqëndrim është refuzuar për shkak se nuk janë plotësuar kriteret ligjore sipas Ligjit për të Huajt. Vendimi për refuzim dhe Vendimi për Largim Vullnetar jane Vendime të plotfuqishme në momentin e nënshkrimit dhe shtetasi i huaj është i obliguar ti respektoj këto Vendime. Gjithashtu edhe Vendimi nga Komisioni i Ankesave për të Huaj (komision qeveritar) është i plotfuqishëm”, thuhej në përgjigjen zyrtare të MPB’së për media para disa ditëve.

- Advertisement -

Shtetasi amerikan dje është lidhur mevideo për një diskutim virtual që kreu i VV’së ka pasur me organizatën për integritet financiar global me seli në Washington duke ngjallur dyshimet se i njëjti ka lëshuar Kosovën.

Për këtë media ka kontaktuar avokatin e tij Tomë Gashi, i cili tha se akoma s’e kanë pranuar vendimin e MPB’së dhe Tienmu Ma gjendet edhe më tutje në Kosovë.

- Advertisement -

“Këtu është, ne vendim ende nuk kemi marrë. Ministria nuk i ka dërguar ende vendim. Rasti dihet që është tendencioz dhe ai nuk mundet me u deportu pa na e dërgu vendimin, duket se i kanë rë pishman pas presionit vendor dhe ndërkombëtar”, ka thënë Gashi.

Lidhur me vendimin e MPB’së për refuzim të lejeqendrimit, për Express ishte deklaruar edhe ministri Agim Veliu, i cili ditë më parë ka thënë se vendimi nuk ka qenë hakmarrje ndaj askujt.

“Në asnjë mënyrë nuk është hakmarrje, këtu asnjë rast nuk trajtohet në mënyrë selektive apo me porosi këtu rastet trajtohen në bazë të kërkesave me afate ligjore edhe pa ndonjë anim pa ndërhyrje nga askush”, duke shtuar se ajo është një procedurë e bazuar në udhëzime administrative dhe në ligje është procedurë që e udhëheqin komisionet që janë të formuara për ato çështje dhe organet kompetente”, kishte deklaruar Veliu.

Ndërkaq, Michael O’Reilly ish-këshilltar i Ramush Haradinajt i ka dërguar dje letër kryeministrit Avdullah Hoti dhe avokatit të Popullit, Naim Qelaj në të cilën thotë se rasti i deportimit të Tienmu Ma merret vetëm në vende me regjim totalitar.

Tienmu Ma ka qenë këshilltar gjatë qeverisë së kaluar të ish-kryeministrit Albin Kurti.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit