-1.2 C
Pristina
Thursday, November 21, 2024

Kosovari që u vra në Londër ishte vëllai i modeles së njohur

Rekomandime

Një ngjarje e rëndë u regjistrua ditën e Krishtlindjes në Londër, kur një babai iu bë atentat para syve të djal;it të vogël dhe gruas së tij.

- Advertisement -

Mediat e huaja raportojnë se Flamur Beqiri ishte vëllai i modeles së famshme Misse Beqiri. Flamuri ishte producent në Suedi, lindur në Ferizaj dhe njihej me emrin artistik “Alex”.

Vëllai i një prej emrave më të njohur në Britani, Misse Beqiri, u përball me plumba në Battersea gjatë rrugës për në shtëpi rreth orës nëntë të darkës.

Autori ia mbathi nga skena e krimit duke e lënë të vdekur në vend. Nuk dihen ende autorët e krimit, apo ndonjë armiqësi e mundshme që mund t’i ketë marrë jetën.

- Advertisement -

“Ndodhën shumë shpejt. Kishte tetë deri në 10 plumba”, tha një 60-vjeçare, dëshmitare nga vendi i ngjarjes.

Ndërkohë Misse Beqiri u bë e njohur nga një shfaqje reality dhe ka qenë e martuar me futbollistin Anders Lindegaard. Tani punon si modele dhe është ndër më të paguarat në botë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit