Kryetari i Këshillit rajonal për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut në Komunën e Mitrovicës, Halit Barani, ka folur për atentatin ndaj Gani Gecit ku mbet i vrarë truproja i presidentit Ibrahim Rugova, Besim Dajaku dhe gazetari Bekim Kastrati, kurse u plagos Gani Geci
Barani, thotë se, ky atentat ishte qyqar e mjeran që mund ta kryenin vetëm veglat qorre të Serbisë.
Sipas tij, atentatin në fjale e kryen fëlliqësirat që iu qëndruan besnik kriminelëve çetnik serbë.
Këtë koment Barani e ka bë te ish-truproja i presidentit Esat Geci, i cili i ka publikuar dy fotografi të veturës së presidentit.
“Respekt për ju, sa i përket atentatit, ishte një atentat qyqar, mjeran që mund ta kryenin vetëm veglat qorre të Serbisë.
Ata që u vranë, përkatësisht plagosen në atë atentat, pasi iu shpëtuan plumbave të okupatorit shekullor, kriminelëve çetnik serbë, atë e kryen fëlliqësirat, fundërrinat, veglat qorre të cilët iu qëndruan besnik kriminelëve çetnik serbë!!!”, ka shkruar Barani në këtë koment.
Ndryshe, Esat Geci, ka folur për veturën e presidentit Rugova, ku edhe ka përmend atentatin ndaj tij.
“Kjo është vetura që presidentit Ibrahim Rugova është përcjell dhe është përdorur sa ishte Presidenti Rugova gjallë.
Edhe sot e asaj dite unë e kam ne posedim timin personal, dhe e ruaj si sytë, sepse kjo veturë për mua do të mbetet kujtim i pa harruar nga presidenti Ibrahim Rugova.
Bashkë me mua nga Drenica ishte Besim Dajaku i cili u vra ne një atentat ne vitin 2001 nga kriminelet,mbas vrasjes se Besimit ne vend te Besimit erdhi Vallau i ti Xhevat Dajaku se bashku me ne ishin edhe Bashkim Geci dhe Afrim Geci.
Ishëm me fat që ishim afër presidentit Ibrahim Rugova dhe bashkëpunëtor të afërt deri në ditën e fundit të jetës së ti”, shkruan Geci.