23.9 C
Pristina
Sunday, April 14, 2024

Mali i Zi i ktheu tokën në Ulqin Kishës Ortodokse Serbe

Rekomandime

Me kërkesë të Kishës Ortodokse Serbe së komunës së Nikshiqit në Mal të Zi, entitet i Kishës Serbe zyra kadastrale në Ulqin i ktheu pronë gjirin e Valdanosit në Ulqin. Vendimi u miratua nga ministria që udhëhiqet nga një serb që ka lobuar gjatë për Kishën Ortdokse Serbe në Mal të Zi, Milojko Spasojevic, që ishte betuar se do të kthehej në Mal të Zi për të ‘mbrojtur Kishën’ gjatë fushatës zgjeedhore.

Sipas një akti ligjor drejtoria për kadastër në ministrinë e financave dhe kujdesit social në qeverinë e Malit të Zi i ka kthyer pronë në gjirin e Valdanos si vendim i “kthimit të pronës së grabitur”.

- Advertisement -

Kjo pronë i është marrë Kishës Serbe sipas pretendimit të tyre me një vendim në vitin 1978 dhe tani i kthehet Kishës Ortodokse Serbe, komuna e Nikshiqit.
Drejtoria e kadastrës është nën Ministrinë e Financave që udhëhiqet nga Milojko Spajić, një shtetas malazez me etni serbe që ka lobuar gjatë kundër ‘grabitjes së pronës së Kishës Ortodokse Serbe’ siç e kanë vlerësuar opozita e atëhershme në Mal të Zi.

Kisha Serbe në krye me asokohe Mitropolitin Amfilohije, i njohur për qëndrime fashiste serbe, kishin organizuar protesta masive në Mal të Zi që ju bashkuan qarqet politike serbe po ashtu.

Kisha Ortodokse e Serbisë gjerësisht konsiderohet si një institucion trampolinë për Rusinë dhe interesat e saj në Ballkan.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit