1.4 C
Pristina
Thursday, November 14, 2024

Deputetja e vetme e LDK-së që s’votoi për Konjufcën: “Qaq ka merituar!”

Rekomandime

E vetmja nga Lidhja Demokratike të Kosovës që nuk ia dha votën Glauk Konjufcës për kryetar të Parlamentit ishte deputetja, Lirie Kajtazi.

- Advertisement -

Në një prononcim për Indeksonline, ajo ka treguar arsyen se pse nuk ishte pro propozimit të Lëvizjes Vetëvendosje.

Sipas saj, Konjufca mori mjaftueshme vota nga deputetët e Parlamentit. “Jo, s’e kam votuar. Qaq ka meritu, qaq ka marrë. LDK-ja ka votuar, kam konsideruar se qaq ka mjaftuar”, është shprehur ajo.

Më tej, Kajtazi foli edhe për mundësinë që të arrihet koalicioni qeverisës ndërmjet dy partive. “Ne e kemi menduar mirë, kemi bashkëpunuar si opozitë, e kemi menduar se mundemi… Nëse na konsiderojnë si partner jemi të gatshëm derisa ata janë seriozë. E dini qëndrimin e LDK-së”, është shprehur ajo.

- Advertisement -

Ndryshe, Glauk Konjufca në seancën e djeshme mori 65 vota nga deputetët e VV-së, LDK-së dhe të minoriteteve. Ndërsa, PDK-ja, AAK-ja, Nisma dhe Srpska votuan kundër dhe abstenuan.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit