Mediat britanike japin detaje të reja për v rasjen e vëllait të modeles Misse Beqiri, i cili u v ra në vigjilje të Krishtlindjeve në sy të djalit dhe gruas së tij.
“The Sun” shkruan se arsyeja e aten tatit mund të ketë lidhje me larjen e hesapeve, pasi i riu kishte lidhje me bosat e kri mit në Malmo të Suedisë, megjithëse jetonte në Angli që prej vitit 2016.
I lindur në Ferizaj, ai njihej edhe si “Alex”, ishte i martuar, me një fëmijë dhe me një dashuri të çm endur për gruan e tij Debora, siç thoshte edhe gruaja e tij. Dy shqiptarët ishin martuar në tetor të vitit 2018, në Liqenin e Comos në Itali, ku nuk munguan as të ftuarit VIP. Naief Adaëi, 33 vjeç, dhe gruaja e tij mjeke Karolin Hakim, 31 vjeç, e cila u që llua për vde kje ndërsa mbante fëmijën e tyre dy muajsh në 26 gusht të këtij viti, ishin pjesë e dasmës.
Weddingstyle, teksa shkruan për dasmën e tyre, thotë se të dy falenderojnë Mark Zuckerberg… meqë njohja ka nisur përmes Facebook.
“Gjithnjë kishte diçka të veçantë për lidhjen dhe në lidhjen tonë. Mund të ishim shumë milje larg, dhe megjithëse në atë fazë ishim vetëm miq, kalonim orë pa mbarim në telefon me njeri tjetrin. Unë u bëra shoqja me e mire e motrës se tij për ca kohë dhe isha në dasmën e saj. Aty u dashuruam me njeri-tjetrin. Propozimi ishte magjik”, ka treguar Debora, që më pas thotë sesi i shoqi, e mbuloi me 1000 trëndafila, për Krishtlindjet e tyre të para.
“Gjatë Krishtlindjes shkuam në një shtëpi në Kitzbuhel, Austri. Unë isha në gjumë dhe në oren 5 ai u cua deri ne mëngjes duke mbuluar dyshemenë me 1.000 petale trëndafilash të kuq. Ai me pas vuri kengen ‘Magic’ nga Cold Play, e cila më zgjoi dhe e gjeta në gjunjë në fund të shtratit të rrethuar nga trëndafila. Ajo më vonë gjithashtu u bë kënga e parë e dasmës tonë”, ka rrëfyer ajo kohë më parë për Revistën Weddingstyle.
Persona, ende të páidentifikuar qé lluan shqiptarin për vdé kje duke e lënë të shtrirë në pragun e vilës. Ende nuk është arré stuar asnjë për këtë ngjarje ndërkohë që po hetohet në lidhje me të shkuarën problématike të të ndjerit.