10.3 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Shkëmbim zjarri në kufirin greko-shqiptar, policia përplaset me një bandë, plagoset 1 efektiv

Rekomandime

Një shkëmbim zjarri mes një grupi grabitësish dhe policisë greke është shënuar në orët e para të mëngjesit të sotëm, në kufirin greko-shqiptar.

- Advertisement -

Ngjarja ka ndodhur në Agio Nikola, Filat të Igumenicës, teksa policia greke ka pikasur një grup prej 5 personash, që po tentonin të kalonin ilegalisht kufirin nga Greqia drejt Shqipërisë.

Në ndjekje të tyre është vënë menjëherë skuadra e OPKE, Sektori kundër Narkotikëve dhe dy skuadra të policisë kufitare. Por, i menjëhershëm ka qenë dhe reagimi i grupit të grabitësve, të cilët kanë hapur zjarr ndaj policisë, ku edhe kjo e fundit është përgjigjur me zjarr.

Gjatë shkëmbimit të zjarrit, tre prej autorëve kanë arritur të kalojnë në tokën shqiptare, në një zonë pyjore, por dy prej tyre janë kapur. Ata janë shqiptarë, 16 dhe 46 vjeç, ku ky i fundit ka vijuar rezistencën e fortë ndaj policisë, duke plagosur një prej tyre.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit