Nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani, në emisionin Pressing të T7, ka thënë se nuk ndihet e përdorur pas ngjarjeve të fundit në rrafshin politik.Ajo tha se nuk ndihet e përdorur sepse koalicioni në mes LDK-së dhe Lëvizjes Vetëvendosje, po dështon shkaku i saj.
“Nuk ndihem e përdorur sepse nuk është duke dështuar koalicioni për shkak të Vjosa Osmanit”, është shprehur Osmani.
Tutje, ajo tha se nuk ndihet në mes dy zjarreve sepse për të është e rëndësishme ndjenja e përgjegjësisë në raport me qytetarët.“Në fakt i vetmi “zjarr” që ndjej unë është ndjenja e përgjegjësisë në raport me qytetarët”, shtoi Osmani.