4.7 C
Pristina
Friday, November 22, 2024

Reagon Nisma pas deklaratës së anëtarit të saj për Albin Kurtin

Rekomandime

Ministri në detyrë nga Nisma Socialdemokrate, Endrit Shala, ka reaguar pas deklaratës së kandidatit për deputet nga radhë te Nismës, Haxhi Hoti, për Albin Kurtin.

- Advertisement -

Anëtari i Nismës, Haxhi Hoti, ka thënë se kandidati për kryeministër, Ablin Kurti, i ka dy rrugë, të lëshojë Kosovën ose të vritet.

Ndërsa, ministri Shala ka thënë se Nisma Socialdemokrate distancohet nga çdo deklaratë e tillë e cila nxitë urrejtje.

“Nisma Socialdemokrate distancohet nga çdo deklaratë e tillë e cila nxitë urrejtje”, ka thënë Shala për Gazetën Express.

- Advertisement -

Tutje, Shala tha se dihet qasja e Nismës karshi subjekteve dhe liderëve të tjerë politikë dhe se një gjuhë e tillë nuk është gjuhë e Nismës.

“Dihet qasja e Nismës në raport me të gjitha subjektet tjera politike dhe të gjithë liderëve politikë. Një gjuhë e tillë e përdorur nuk është gjuhë e cila rrjedh nga Nisma”, ka përfunduar Shala.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit