-4 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Superylli i Bayernit, Dajakut: Kadale se nuk je këtu në Shqipëri

Rekomandime

Leon Dajaku ka filluar të lë gjurmë te Bayern Munich ku fundjavën që shkoi debutoi me skuadrën e parë në ndeshjen kundër Wolfsburg[2-0]

- Advertisement -

Futbollisti me origjinë nga Drenica pasi debutoi javën e kaluar me gjigantin gjerman, tani pushimet po i kalon në vendlindjen e tij, shkruan Reporteri.net

Në një intervistë për Sportin në KTV Dajaku ka treguar se si e kanë mirëpritur në skuadër Kimmich e Gnabry si dhe tregoi për humorin që e bën Thomas Muller.

“Kimmich edhe Gnabry, kur e kanë dëgju që jam i Stuttgartit më kanë afru ngat, më kanë thënë djal i Stuttgartit, më kanë ndihmu shumë, më kanë bërë më lehtë,” ka thënë Dajaku.

- Advertisement -

Më pas ai tregoi se është kalon shumë mirë me Thomas Mullerin dhe se është i ulur në zhveshtore ngat tij.

“Me Thomas Muller shkoj shumë mirë, jam i ulur ngat tij, ndonjëherë kur bëhem nervoz në fushë ai më thotë ‘ kadale se nuk je këtu në Shqipëri’, bën hajgare, më thotë ‘nëse rrinë deri në fund ngat meje ke me u bo lojtar i madh’, më pas unë i thashë që ‘nuk e kam ndërmend të largohem nga ti’,” përfundoi drenicaku.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit