KEDS në vazhdën e aktiviteteve për festat e fundvitit përmbylli me sukses shpërndarjen e dhuratave me nxënësit e shkollës fillore “Azis Sylejmani“, në Veri të Mitrovicës. Dhuratave iu gëzuan edhe mbi 120 nxënës të shkollës fillore “Hasan Prishtina” nga fshati Busavatë e Komunës së Kamenicës, fëmijët e repartit të Hemato-Onkologjsë pranë QKUK-së, SOS Fshatrave dhe Qendra “The Ideas Partnership”. Këtyre institucioneve ju ndanë edhe 30 tabletë duke mundësuar kështu që përmes tyre, fëmijët të zgjerojnë njohurit e tyre përmes leximit.
Me rastin e pranimit të këtyre dhuratave, udhëheqësit e këtyre institucioneve shprehën mirënjohjen e tyre në emër të stafit duke falënderuar kompaninë KEDS për befasinë që ua bëri fëmijëve, duke sjell gëzim e lumturi tek ta.
Drejtori i shkollës Hasan Prishtina nga fshati Busavatë, Komuna e Kamenicës, Abedin Maliqi shprehu mirënjohjen e tij për siç tha ai “buzëqeshjen që këto dhurata u sollën fëmijëve të kësaj shkolle për festat e fundvitit”. Ndërsa se këto dhurata do të jenë pjesë kyçe e punës ditore e tha edhe themeluesja e qendrës “The Ideas Partnership”, Elizabeth Gowing e cila shtoi se “dhuratat e pranuara do të shfrytëzohen në klasën digjitale dhe do të ofrojnë mundësi për angazhimin online edhe për fëmijët nga familje e varfëra”.
Drejtoresha për Marrëdhënie me Publikun në KEDS, Naxhije Pajaziti-Arifaj me rastin e përmbylljes me sukses të këtyre aktiviteteve tha se “dhuratat e punuara nga stafi i KEDS përcjellin mesazhin e gëzimit tek fëmijët në kohë festash ndërkaq kjo iniciativë për shpërndarjen e qindra dhuratave anekënd vendit, është përpjekje e KEDS që të vegjëlve t’u krijojë atmosferë festive dhe kushte e mundësi që krahas gëzimit t’u përcjellë mesazhin e zhvillimit të aftësive dhe avancimin që sjell bota digjitale.”
Krahas dhuratave, nxënësit e këtyre shkollave pranuan edhe dhjetëra libra të ndryshëm për fëmijë me të cilët synohet që këta fëmijë, krahas librave shkollorë, të pasurohen edhe me njohuri të reja që përkojnë me moshën e tyre.