4.7 C
Pristina
Friday, November 22, 2024

Halil Matoshi: Nëse nuk mundet Albini, Ramushi mbetet me ba Qeverinë e re

Rekomandime

Këshilltari i kryeministrit në largim, Halil Matoshi ka thënë se nëse Albin Kurti nuk do të mundet që ta bëjë Qeverinë e re, atëherë atë do ta bëjë Ramush Haradinaj

Vetëvendosja doli fituese e zgjedhjeve të 6 tetorit, por akoma nuk ka gjetur gjuhën e përbashkët me LDK-në që ta formojë koaliconin në mënyrë që ta bëjë Qeverinë, shkruan Reporteri.net

Halil Matoshi me anë të një postimi në Facebook ka deklaruar se në rast se Kurti nuk do të mund ta bëjë Qeverinë e re, atëherë atë do ta bëjë ish-kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj.

- Advertisement -

Ky është statusi i plotë i Matoshit:

Hoxhollarë e priftna ia kanë nisë me u marrë jo veç me përkatësinë fetare të Dr. Rugovës (që për të ishte krejtësisht çâshtje private e individit) por edhe me teori identitare (sen s’po dallojnë nga integristat modernë e bejtexhitë e shekullit 19!?);

Albini si fitues i zgjedhjeve nuk po mundet me bâ Qeveri të diktatit, se LDK-ja e manë vetën gogja naltë në traditat demokratike e institucionaliste.

- Advertisement -

Mos u marrshin vesh gjatë 15 ditëve të ardhshme, Ramushi mbetët alternativë me bâ Qeverinë e re!?
Sepse ai mundet! Nuk u bân vija t’kuqe partive që i japin dashtuni e besnikni shtetit kosovar.

Kurse unë, shoqnisht i angazhuem që fituesi i zgjedhjeve shpejt me i dhânë venit Qeverinë, (e mos mujtë vet, me lshue udhë) po e çoj nji gotë “vénë me zog”, e po u thom gzue të dashtun, njerëz të mirë të Kosovës dardane!

- Advertisement -

Paçi sall gzime n’shpi’.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit