10.7 C
Pristina
Friday, November 22, 2024

Ish-gazetarja thotë se Trump-i e kishte ftuar në zyrë për t’u puthur

Rekomandime

Ish-gazetarja e televizionit “Fox News”, Courtney Friel, i është bashkuar listës së dhjetëra grave që e kanë akuzuar presidentin amerikan, Donald Trump, për sjellje të padëshirueshme seksuale ndaj tyre.

- Advertisement -

Në librin që do të publikohet javën e ardhshme, ajo pretendon se kreu i Shtëpisë së Bardhë e kishte ftuar atë në zyrën e tij për t’u puthur para se të bëhej president.

“Ti duhet të vish në zyrën time ndonjëherë, në mënyrë që të mund të puthemi”, i kishte thënë, sipas saj, Trump-i ish-gazetares, duke e vlerësuar si gruan më tërheqëse në televizionin “Fox News”.

Ish-gazetarja 39 vjeçe thotë në librin e saj se kjo ftesë i ishte bërë gjatë një bisede me telefon disa javë pasi e kishte shfaqur interesimin për të qenë anëtare e jurisë për garën e bukurisë “Miss Amerika”. Ajo thotë se ishte e shokuar nga kjo ftesë, e cila i kishte ardhur papritmas.

- Advertisement -

Ajo më pas i kishte thënë se të dy janë të martuar dhe e kishte ndërprerë telefonatën menjëherë, sipas përshkrimit në librin që ende nuk është publikuar.

Kjo nuk është gruaja e parë që e akuzon presidentin amerikan për sjellje të pahijshme dhe sulme seksuale. Në nëntor, Summer Zervos e akuzoi Trump-in për sulm seksual ndaj saj në një dhomë hoteli në vitin 2007.

- Advertisement -

Shtëpia e Bardhë ka thënë se gratë që po e akuzojnë presidentin janë duke gënjyer, ndërsa vetë Trump-i ka deklaruar se disa prej tyre nuk kanë qenë mjaftueshëm tërheqëse që ta bëjnë atë t’i sulmojë seksualisht, shkruan “The Guardian”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit